Garanci për energji të rinovueshme ​

Garancia për energji të rinovueshme është e dedikuar për të siguruar mbështetje të veçantë për investimet e MSME-ve që çojnë në një ulje të konsumit të energjisë ose emetimit të CO² prej të paktën 20%. “Dritarja e gjelbër” do të përqendrohet në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë, me kushtet e mëposhtme:

  • Ndarje e rrezikut me bazë 50/50
    • Shuma maksimale e kredisë 500,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek)
  • Jo më shumë se dy kredi në të njejtën kohë, pavarësisht nga fakti se shuma totale e kredive është brenda kufirit maksimal të miratuar të ADGF;
  • Të paktën 40% e shumës ekzistuese të kredisë të jetë shlyer pa vonesa;
  • Balancat individuale për tu shqyrtuar dhe aprovuar rast pas rasti;
  • Normalisht, performancë e mirë ose e përmirësuar e biznesit nëse shuma e sugjeruar e kredisë është më e lartë se shuma origjinale e kredisë ekzistuese.
    • Llojet e kredisë: kredi për kapital punues dhe kredi për investime
  • Për kreditë për kapital punues: maksimumi 36 muaj, por jo më pak se 12 muaj;
  • Për kreditë për investime: maksimumi 84 muaj, por jo më pak se 12 muaj.
  • Shuma maksimale e kredive të huamarrësit: të mos kalojë 600,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek)



Kjo faqe perdor "cookies" dhe perpunon informacione personale per permiresimin e navigimit te perdoruesve.