Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

KfW mbështet ADGF në misionin e saj për të mundësuar aksesin në financimin e start-up-eve me një grant prej 6 milionë euro

November 26, 2021

Më datë 26 Nëntor 2021, Drejtori i KfW për Europën Juglindore dhe Turqinë, Dr. Klaus Müller dhe Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shqipetar i Garancive për Zhvillim (ADGF), Z. Bajram Korsita, nënshkruan marrëveshjen e financimit për grantin me vlerë prej 6 milionë Euro të mundësuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW. Këto fonde do të rrisin kapitalin garantues, të kontribuar në RCGF në vitin 2020 në shumën prej 6.7 milionë Euro dhe do të përdoren për të mbështetur sektorin privat në përballimin e efekteve të pandemisë së COVID-19. 

Ky grant do të mundësojë që ADGF të zgjerojë më tej mbështetjen për bizneset shqiptare që po rimëkëmben nga ndikimi negativ i pandemisë COVID-19.  Përdorimi i këtij kontributi do të përqendrohet në mbështetjen e sipërmarrjeve të reja (Start-up), p.sh. MSME-të që janë regjistruar jo më larg se 24 muajt e fundit, pasi ky target grup përballet me sfida të veçanta në lidhje me financimin. Kjo “Dritare e Start-up” do të përfshijë asistencë teknike (TA) të financuar nga granti, për sipërmarrësit dhe për institucionet financiare partnere për të mundësuar financimin e start-up. 

Aktualisht, ADGF është partnere me 6 banka lokale si dhe 6 institucione financiare jo-bankare. Që nga themelimi i saj, ADGF ka garantuar një numër total prej rreth 8,200 kredish, me shumë totale prej rreth 47 milionë Euro. ADGF ka kontribuar në krijimin e rreth 5,500 vendeve të reja të punës apo në ruajtjen e rreth 8,800 vendeve ekzistuese të punës.

Details

Date:
November 26, 2021
KfW mbështet ADGF në misionin e saj për të mundësuar aksesin në financimin e start-up-eve me një grant prej 6 milionë euro
This website uses cookies to improve your experience. By using this website you agree to our Data Protection Policy.
Read more