RRETH NESH
Fondacioni Shqiptar i Garancive për Zhvillim (ADGF) u krijua në Korrik 2015, bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ideja u konceptua si pjesë e kornizës së Bashkimit Evropian (BE) për IPA për të financuar një program “Programi për Garancinë e Kredisë Rurale” në Shqipëri me qëllim rritjen e të ardhurave familjare në zonat rurale të Shqipërisë. Aktivitetet u bashkëfinancuan nga BE dhe Qeveria e Shqipërisë për një vlerë totale prej 5.5 milion Euro, nga të cilat 5 milion Euro ishin nga BE dhe 0.5 milion Euro ishin nga Qeveria e Shqipërisë. Projekti fillestar, i cili nisi në Nëntor 2014 dhe vazhdoi deri në Mars 2016, u implementua nga KfW, Banka Gjermane për Zhvillim.
Kapitali i Fondacionit u rrit përmes kontributeve shtesë prej 30 milion Euro (në 2018), 6.8 milion Euro (në 2020) dhe 6 milion Euro (në 2021) nga Qeveria Gjermane përmes KfW, e cila vazhdon të mbështesë Fondacionin përmes asistencës teknike.
DRITARET E GARANCIVE
Dritarja e Rregullt
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që nuk kanë ose kanë kolateral të pamjaftueshëm për t’u financuar nga institucionet financiare.
Dritarja e Gjelbër
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që investojnë në projekte të eficiencës së energjisë, energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e emetimeve të CO₂.
Dritarja Covid
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të cilat u prekën nga pandemia Covid-19 ose nga masat kufizuese të lidhura me të (mbyllur në fund të vitit 2022).
Dritarja Start-Up
I dedikohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me më pak se 24 muaj aktivitet.
Dritarja EU
I dedikohet rritjes së qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht në zonat rurale, prodhim dhe start-up.
EVENTE
ADGF organizon Workshopin Rajonal të Institucioneve të Garancisë së Kredive të Ballkanit Perëndimor, në bashkëpunim me KCGF dhe SEF
ADGF rinovon partneritetin me Raiffeisen Bank Shqipëri për të forcuar mbështetjen ndaj NVM-ve në kuadër të Programit BE–KfW
DONATORËT













