Home » Stafi
Stafi
- Kryetari i Bordit
- Drejtor Ekzekutiv
- Zëvendës Drejtore Ekzekutive
- Menaxher Portofoli Agro & RE
- Menaxhere Portofoli SME & Start-up
- Menaxhere e Financës dhe Riskut
- Oficere Raportimi dhe Pajtueshmërie
- Oficere Finance dhe Administrimi
John P. Khoury
Email: [email protected]
Bajram Korsita
Email: [email protected]
Bajrami ju bashkua ADGF në vitin 2014 si konsulent dhe aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i fondacionit ADGF.
Ai vjen me një eksperiencë prej më shumë se 30 vitesh në sektorin bankar dhe mikrofinanciar, duke mbajtur pozicione në kredit, menaxhim risku, auditim, si edhe pozicione drejtuese si Drejtor Ekzekutiv.
Bajrami është diplomuar për Administrim Biznes, zotëron Master për Administrim Biznes dhe ka mbrojtur Doktoraturë në Marketing në Universitetin e Tiranës. Ai gjithashtu është ekspert në zinxhirin e furnizimit dhe operacione, të cilat i jep mësim në disa universitete.
Gertjana Drita
Email: [email protected]
Gertjana ju bashkua ADGF në fillim të vitit 2020 dhe aktualisht mban pozicionin e Zëvendës Drejtores Ekzekutive të fondacionit.
Ajo vjen me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në sektorin bankar, duke mbajtur pozicione drejtuese në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Departamentin e Biznesit SME.
Gertjana është diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi.
Ermir Çoba
Email: [email protected]
Ermiri iu bashkua ADGF në Maj të vitit 2022 dhe është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të garancive Agro dhe Energji Eficence/Rinovueshme.
Ai ka një eksperiencë prej rreth 15 vitesh në sistemin bankar dhe mikrofinancës,duke mbajtur pozicione të ndryshme, të lidhura me analizën financiare të kredive, raportimin dhe vlerësimin e riskut.
Ermiri është diplomuar për Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe mban gjithashtu edhe disa certifikime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit, manaxhimin e riskut, analizën financiare, kreditimin në bujqësi etj.
Laureta Domi
Email: [email protected]
Laureta iu bashkua ADGF në fillim të vitit 2022 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e portofolit të garancive për kreditë SME dhe Start-up.
Ajo është Menaxhere e Lartë Finance dhe Banke me përvojë me një eksperiencë prej 19 vitesh në ndërtim ekipi dhe udhëheqje, efektivitet në shitje, eksperiencë me klientët, menaxhim portofoli duke demonstruar rezultate të larta dhe aftësi të orientuara nga njerëzit.
Laureta gjithashtu është lektore në kontrollin bankar dhe menaxhimin e kredive në Universitetin Aleksandër Moisiu.
Ajo ka diplomë Bachelor dhe Master Shkencor në Menaxhim nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës si dhe një Diplomë Master në Financë dhe Banka nga Instituti Universitaire Kort Bosch, në Zvicër, si dhe shumë kurse dhe trajnime të çertifikuara.
Besiana Lika
Email: [email protected]
Besiana iu bashkua ADGF në vitin 2016 dhe është përgjegjëse për menaxhimin e financave dhe aspekteve të riskut të fondacionit. Gjithashtu, shërben si Sekretare e Bordit të Drejtorëve.
Ajo ka një eksperiencë prej më shumë se 8 vitesh në fushën e financës, kontabilitetit dhe analizës së biznesit
Besiana u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë dhe Kontabilitet në vitin 2012 dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2014, pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Që prej diplomimit, njëkohësisht ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij fakulteti.
Alba Çoba
Email: [email protected]
Alba iu bashkua ADGF në mars 2022 dhe është përgjegjëse për raportimin dhe pajtueshmërinë në fondacion.
Alba u diplomua në nivelin Bachelor në degën Ekonomiks i Aplikuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës në vitin 2019, si dhe në degën Master i Shkencave në Menaxhim Risku në 2021 nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Stelina Shefqeti
Email: [email protected]
Stelina iu bashkua ADGF në vitin 2021 dhe është përgjegjëse për aktivitetet fnanciare dhe administrative të fondacionit.
Stelina u diplomua në nivelin Bachelor për degën Financë në vitin 2020, si dhe në nivelin Master i Shkencave në Financë në vitin 2022 nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.