Home » RRETH NESH

Albanian Development Guarantee Foundation

Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) u krijua në Korrik 2015, bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Ideja u konceptua si pjesë e kornizës së BE-së për IPA për të financuar një program “Programi për Garancinë e Kredisë Rurale” në Shqipëri me qëllim të rritjes së të ardhurave familjare në zonat rurale të Shqipërisë. Aktivitetet u bashkëfinancuan nga BE dhe Qeveria e Shqipërisë për një vlerë totale prej 5.5 milion Euro, nga të cilat 5 milion Euro ishin nga BE dhe 0.5 milion Euro ishin nga Qeveria e Shqipërisë. Projekti fillestar nisur nga Nëntori i 2014 deri në Mars 2016 është implementuar nga Banka për Zhvillim KfW.
Kapitali i Fondacionit u rrit me një shtesë prej 30 milion Euro në Dhjetor 2018 nga Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim KfW, e cila vazhdon të mbështesë Fondacionin përmes ndihmës dhe konsulencës teknike.

Më 14 Dhjetor 2020, Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) firmosi një marrëveshje financimi për një grant 6.8 milionë EUR të mundësuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW, për të ndihmuar sektorin privat në përballimin e efekteve të pandemisë COVID-19.

Më datë 26 Nëntor 2021, Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) firmosi marrëveshjen e financimit për grantin me vlerë prej 6 milionë Euro të mundësuar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW. Ky grant do të mundësojë që ADGF të zgjerojë më tej mbështetjen për bizneset shqiptare që po rimëkëmben nga ndikimi negativ i pandemisë COVID-19. Përdorimi i këtij kontributi do të përqendrohet në mbështetjen e sipërmarrjeve të reja (Start-up).