Home » Dritarja e Rregullt për Klientët e NBFI

Dritarja e Rregullt për Klientët e NBFI

Për huamarrjen e klientëve të NBFI zbatohen kriteret e mëposhtme sipas fondeve të garantuara nga Dritarja e Rregullt e Garancisë së ADGF:

  • Numri i të punësuarve: ndërmarrje me jo më shumë se 30 punonjës që kanë nevojë për financim deri në 50,000 Euro ose ekuivalentin në Lek.
  • Statusi juridik: sektori formal dhe informal.
  • Kredi për bizneset e vogla dhe shumë të vogla që gjenerojnë të ardhura, me një fluks të mjaftueshëm për të mbuluar ripagimin e kredisë.
  • Vite në biznes: minimumi i një eksperience një vjeçare në biznesin aktual.
  • Ndërmarrjet e reja (Start-ups) që plotësojnë kritere specifike kualifikimi (p.sh. përvoja paraprake në linjën e biznesit) konsiderohen për kredi me kufirin maksimal prej 5,000 Euro ose ekuivalentin në Lek.