Home » Dritarja Covid për Klientët e Bankave
Dritarja Covid për Klientët e Bankave
Klientët ekzistues ose të rinj të bankës që përballen me probleme të fluksit të parasë që lidhen VETËM me situatën e krijuar për shkak të masave të detyrueshme kundër COVID-19 dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Ndarja e rrezikut (vetëm për principalin):
- 70% e riskut e marrë përsipër nga ADGF për klientët e rinj të Bankës.
- Shuma maksimale e kredisë 500,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek);
- Monedha: Lek (monedha të tjera vetëm në raste të veçanta);
- Kredi:
- Vetëm kredi të reja;
- Jo rifinancim ose ristrukturim të kredive ekzistuese.
- Në rast të kredive për huamarrësit ekzistues, cilësia e kredisë duhet të klasifikohet si normale;
- Kreditë Paralele për bizneset huamarrëse lejohen në rast se shuma ekzistuese e kredisë është shlyer pa vonesa;
- Llojet e kredisë: kredi për kapital punues dhe overdraft (kredi për investime);
- Afati:
- Për kreditë për kapital punues: maksimumi 36 muaj;
- Për overdraft: maksimumi 12 muaj;
- Për kreditë për investime: maksimumi 84 muaj;
- Shuma maksimale e kredive të huamarrësit: të mos kalojë 1,000,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek)