Home » Dritarja e Rregullt për Klientët e Bankave
Dritarja e Rregullt për Klientët e Bankave
Kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor në mënyrë të veçantë, në zonat rurale në përgjithësi, si dhe sektorët e tjerë të ekonomisë me kushtet e mëposhtme:
- Ndarje e rrezikut me bazë 50/50;
- Shuma maksimale e kredisë 500,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek);
- Monedha: Lek (monedha të tjera vetëm në raste të veçanta);
- Kredia: Vetëm kredi të reja, jo rifinancim ose ristrukturim të kredive ekzistuese. Në rast të kredive për huamarrësit ekzistues, cilësia e kredisë duhet të klasifikohet si normale;
- Kreditë Paralele për bizneset huamarrëse lejohen në rastet e mëposhtme:
- Jo më shumë se dy kredi në të njëjtën kohë, pavarësisht nga fakti se shuma totale e kredive është brenda kufirit maksimal të miratuar të ADGF;
- Të paktën 40% e shumës ekzistuese të kredisë të jetë shlyer pa vonesa;
- Balancat individuale për tu shqyrtuar dhe aprovuar rast pas rasti;
- Normalisht, performancë e mirë ose e përmirësuar e biznesit nëse shuma e sugjeruar e kredisë është më e lartë se shuma origjinale e kredisë ekzistuese.
- Llojet e kredisë: kredi për kapital punues dhe kredi për investime;
- Afati:
- Për kreditë për kapital punues: maksimumi 36 muaj, por jo më pak se 12 muaj;
- Për kreditë për investime: maksimumi 84 muaj, por jo më pak se 12 muaj.
- Shuma maksimale e kredive të huamarrësit: të mos kalojë 600,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek)