Home » Dritarja për Energji të Rinovueshme për Klientët e NBFI
Dritarja për Energji të Rinovueshme për Klientët e NBFI
Kreditë e mbuluara nën Dritaren e Gjelbër të garancisë duhet të jenë për Investime në fushën e eficiencës së energjisë ose energjisë së rinovueshme që çojnë në një ulje minimale prej 20% të konsumit të energjisë ose emetimit të CO² dhe të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Numri i të punësuarve: ndërmarrje me jo më shumë se 30 punonjës që kanë nevojë për financim deri në 50,000 Euro ose ekuivalentin në Lek.
- Statusi juridik: sektori formal dhe informal.
- Kredi për bizneset e vogla dhe shumë të vogla që gjenerojnë të ardhura, me një fluks të mjaftueshëm për të mbuluar ripagimin e kredisë.
- Vite në biznes: minimumi i një eksperience një vjeçare në biznesin aktual.
- Ndërmarrjet e reja (Start-ups) që plotësojnë kritere specifike kualifikimi (p.sh. përvoja paraprake në linjën e biznesit) konsiderohen për kredi me kufirin maksimal prej 5,000 Euro ose ekuivalentin në Lek.