Home » Dritarja Start-Up për Klientët e Bankave
Dritarja Start-Up për Klientët e Bankave
Dritarja Start-Up për Klientët e Bankave është e dedikuar për të mbështetur individë dhe biznese, të cilët kanë një ide dhe një plan/propozim biznesi, që është në gjendje të gjenerojë flukse pozitive parash dhe të ruajë dhe/ose krijojë vende pune dhe që ka nevojë për financim. Termat e Garancisë për Start-Up janë:
- Mbulimi i Rrezikut: deri në 70% i rrezikut i mbuluar nga ADGF;
- Shuma maksimale e kredisë: 50,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek);
- Llojet e Kredisë: Overdraft, Kredi për Kapital Punues dhe Kredia për Investime. Kreditë konsumatore nuk janë të mbuluara;
- Maturiteti i Kredisë:
-
- Për Overdraft: afati maksimal është 12 muaj;
- Për Kreditë për Kapital Punues: maksimumi 36 muaj, por jo më pak se 12 muaj (një periudhë shtyrjeje deri në 6 muaj);
- Për Kreditë për Investime: maksimumi 60 muaj, por jo më pak se 12 muaj (një periudhë shtyrjeje deri në 12 muaj).