Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit midis ADGF dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania

April 14, 2023

Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF), kanë nënshkruar një marrëveshje garancie për të mbështetur Biznesin e Vogël në Shqipëri. Marrëveshja dypalëshe synon të lehtësojë financimin për Biznesin e Vogël në formën e Instrumentit Individual të Garancisë për kreditë dhe përfituesit e kualifikuar. Eventi i nënshkrimit u mbajt në premisat e Bankës.

Z. Alessandro D’Oria, Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania, tha: “Qëllimi dhe objektivi ynë është të mbështesim këtë segment të Biznesit të Vogël duke ofruar produkte dhe shërbime për të zhvilluar më tej sektorët ekonomikë ku ato operojnë, dhe gjithashtu duke ju dhënë Bizneseve të Vogla mundësi për tu rritur duke u bërë kështu më konkurruese në treg.”

Z. Bajram Korsita, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Development Guarantee Foundation, u shpreh se: “ADGF, vlerëson bashkëpunimin me Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe nëpërmjet mekanizmit të saj të garancisë synon të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të kenë akses në financime, me qëllimin përfundimtar të rritjes dhe zhvillimit të tyre ne treg, si dhe të ruajtjes ose krijimit të punësimit në Shqipëri.”

INTESA-SANPAOLO-5

Image 2 of 5

Details

Date:
April 14, 2023
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit midis ADGF dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania
This website uses cookies to improve your experience. By using this website you agree to our Data Protection Policy.
Read more