Home » Dritarja Start-Up për Klientët e NBFI
Dritarja Start-Up për Klientët e NBFI
Individë ose biznese, siç është përcaktuar më poshtë, të cilët kanë një ide dhe një plan/propozim biznesi, që është në gjendje të gjenerojë flukse pozitive parash dhe të ruajë dhe/ose krijojë vende pune, me nevojë për financim dhe që përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Individë ose forma të tjera të subjekteve të regjistruara në QKB ose Regjistrin e Fermerëve dhe kanë më pak se 12 muaj histori biznesi operative;
- Start-up-e MSME që kanë kapacitet të projektuar të mjaftueshëm për kthimin e financimit të kërkuar;
- Mungesë ose posedim kolaterali të pamjaftueshëm;
- Regjistri i Kredisë i Bankës së Shqipërisë për biznesin dhe pronarin të jetë me status të rregullt;
- Të mos jetë pjesë e listave më të fundit të Sanksioneve të OKB-së dhe listave të Sanksioneve Evropiane;
- Kredi të reja për klientë ekzistues që aktualisht nuk kanë asnjë kredi të keqe të pashlyer;
- Kredi të reja për klientët e rinj;
- Shuma maksimale e kredisë: 20,000 Euro (ose ekuivalenti në Lek);
- Llojet e Kredisë: Kredi për Kapital Punues dhe Kredia për Investime. Kreditë konsumatore nuk janë të mbuluara;
- Maturiteti:
-
- Për Kreditë për Kapital Punues: maksimumi 36 muaj, por jo më pak se 12 muaj (një periudhë shtyrjeje deri në 6 muaj);
- Për Kreditë për Investime: maksimumi 60 muaj, por jo më pak se 12 muaj (një periudhë shtyrjeje deri në 12 muaj).